“Maçoku me çizme” tek Shrek ekziston vërtet

A mund të mos preket dikush me vështrimin e Pisco-s? Macja britanike ka bërë bujë në mediat rozë për shkak të disa fotove të publikuara, ku shihet ngjashmëria e madhe me maçokun me çizme tek “Shrek 2”. Fotot janë shpërndarë kudo në rrjet me mimikën e maçokut që nënkupton “më plotëso dëshirën”.

Pisco ka dhe një faqe në Instagram që përdoret nga pronari i tij dhe për shkak të ngjashmërisë me maçokun me çizme ka më shumë se 600 mijë followers.