Luxury Lifestyle Magazine: Shqipëria mes 7 destinacioneve për 2024

Revista britanike “Luxury Lifestyle Magazine” i ka kushtuar artikull Adriatikut duke e cilësuar si një rajon magjepsës dhe Shqipërinë mes 7 destinacioneve për të bukura për tu vizituar që e ka renditur në vendin e tretë.

Nëse kërkoni një frymëzim për përvojën e ardhshme luksoze të udhëtimit jashtë vendit, atëherë mos kërkoni më larg se këto perla evropiane, shkruan në një artikull revista britanike “Luxury Lifestyle Magazine”.

Nga bregdeti magjepsës i Kroacisë te eleganca e përjetshme e Italisë, xhevahiret e fshehura të Shqipërisë te bukuria e Malit të Zi, historia e pasur e Bosnjë-Hercegovinës te ishujt e Greqisë dhe peizazhet piktoreske të Sllovenisë, secili vend ofron joshjen e tij unike.

Sipas revistës britanike, adhuruesit e natyrës do të mahniten nga peisazhet e larmishme të Shqipërisë. Nga Alpet e mrekullueshme shqiptare në veri deri te plazhet e pacënuara të Rivierës në jug.

Artikulli i plotë këtu.