Lushnja sërish rozë, kandidatja Eriselda Sefa merr fitoren

Ka përfunduar numërimi i 156 kutive në qytetin e Lushnjes.

Sipas të dhënave të KQZ, Partia Socialiste ka fituar sërish. Eriselda Sefa e mazhorancës ka marrë mandatin 22402 vota, ndërsa kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Eduard Sharka ka marrë 13362 vota.

Sefa ishte kryetare aktuale e bashkisë, zëvëndësuese e Fatos Tushes i cili ndodhet në burg.