Lundra me Bypass për në autostradë

Në Lundër pritet shumë shpejt të përfundoje Bypassi që lidh zonën me autostradën Tiranë-Elbasan.

Kryebashkiaku Erion Veliaj teksa inspektoi punimet tha se kjo rrugë përveçse lehtëson qarkullimin e automjeteve, krijon lehtësi për banorët e Lundrës por edhe të gjithë nxënësit që shkojnë në një nga 4 shkollat e zonës.

“Bëhet fjalë për të lidhur gjithë zonën e Lundrës, për të mos kaluar nga Rezervat e Shtetit, por e gjithë zona rezidenciale dhe 4 shkollat, plus edhe dy qendrat tregtare, si private, si publike, të kenë akses direkt në autostradën Tiranë-Elbasan. Për të gjithë ata që kanë punë në Tiranë apo në Elbasan, por jetojnë në këtë zonë të ndërmjetme, ky është një by-pass që e zgjidh jashtëzakonisht mirë këtë problematikë”.

Kreu i bashkisë tha gjthashtu se falë investimeve dhe përmirësimit të infrastrukturës, tashmë kjo zonë është kthyer në një nga zonat më të lakmuara në kryeqytet.

Kryebashkiaku Veliaj kërkoi edhe darkordësinë e banorëve që të mos pengohen projekte që ndihmojnë në zhvillimin e zonave.