Lumi Kongo del nga shtrati, mbi 300 të vdekur në Afrikë

Më shumë se 300 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve pas daljes nga shtrati të lumit Kongo, në Afrikën Qendrore.

Nivelet e lumenjve janë rritur në nivelin më të lartë në më shumë se 60 vjet, duke shkaktuar përmbytje në Republikën Demokratike të Kongos duke shkaktuar qindra viktima gjatë muajve të fundit.

Planifikimi i dobët urban i kombinuar me infrastrukturën e dobët dhe joadekuate i bën disa vende afrikane të prekshme ndaj përmbytjeve të shpejta.

Gati 300,000 familje janë prekur, me dhjetëra mijëra shtëpi të shkatërruara. Shumë rrethe në Kinshasa në Republikën Demokratike të Kongos janë përmbytur, ashtu si edhe komunitetet në të paktën 12 provinca.