Lulzim Basha rizgjidhet kryetar i PD-së, ja vendimi i parë

Partia Demokratike ka tashmë një kryetar të rizgjedhur. Lulzim Basha është rizgjedhur me mbi 16 mië vota të demokratëve, përballë vetëm 1600 votave të rivalit të tij Hani.

Në fjalën e tij të parë si lideri i rikthyer garantoi se PD është gati për beteja për të rikthyer sipas tij qeverisjen që meritojnë shqiptarët.

16 muaj pas dorëheqjes Basha ngjiti shkallët e Selisë. Por ajo që u vu re ishte entuziazmi i pakët, me një fitore me anëtarë dhe mbështetje të vogël.

Zgjedhjet në PD këtë herë ishin më të kontestuarat, ndërsa PD bvijon e përçarë.

Pjesë nga deklarata e Lulzim Bashës:

‘Jam i vetëdijshëm për kohën e vështirë që kemi kaluar dhe sfidat në të cilat ndodhet PD, demokratët dhe opozita. E di se lumenjtë e mosbesimit rrjedhin akoma, ca të vërtetë, e dhimbshme siç është e vërteta e ca të sponsorizuar nga ata që  duan me çdo kusht të ruajnë status quo-në.

Nuk ka për të qenë e lehtë, por nëse ka diçka që demokratët provuan sërish gjatë ditës së sotme, është që jemi në gjendje, jemi të aftë, jemi të përkushtuar dhe gati t’i përvishemi një tjetër beteje në dukje të pamundur, por asnjëherë të pafitueshme, ndaj le ta nisim menjëherë punën për ta ndërtuar këtë urë shprese e besimi për qindra, mijëra shqiptarë!’

Procesi i Votimit:

Nga 71 degë morën pjesë në votim18 052 anëtarë.

-18 052 fletë votimi në total
-199 fletë votimi të pavlefshme
17 853 fletë votimi të vlefshme
-Lulzim Basha mori 16 196 vota
-Gjergji Hani mori 1657 vota

Vetëm 8 deputetë votuan
Vetëm 8 nga 52 që ka fituar në total PD në zgjedhjet parlamentare të prillit 2021 pranuan të ishin pjesë e këtij procesi zgjedhor i cili nisi në orën 08:00 dhe u mbyll në orën 19:00 ditën e djeshme.

Deputetët që kanë votuar janë
Kreshnik Çollaku,
Eralda Bano,
Merita Bakiu,
Flutura Açka,
Orjola Pampuri,
Arbi Agalliu,
Enkelejd Alibeaj
Selaudin Jakupllari

Pas zgjedhjes kryetar vendimi i parë i Lulzim Bashës ishte mbledhja e Kryesisë në orën 20:00.