
Luiza Gega shkëlqen në Botërorin e Atletikës në Oregon
Atletja shqiptarja Luiza Gega është renditur e 5-ta në garën 3000 metra me pengesa në Botërorin e Atletikës në Oregon të SHBA-ve.
Luiza Gega ka thyer rekordin kombëtar duke kapur kohën 9 minuta, 10 sekonda e 4 të qindtat.
Pak ditë më parë, atletja Luiza Gega fitoi medalje ari në lojërat Mesdhetare me kohën 9:14 dhe e ka përmirësuar kohën me 4 sekonda në Botërorin e Atletikës.
*Tibo News