Luiza Gega, një hap larg shpalljes Kampione e Europës në 3000 metra me pengesa

Luiza Gega fiton baterinë e saj dhe kualifikohet në finalen e madhe të Europianit.
Atletja shqiptare dominoi gjithë garën, duke triumfuar me kohën 9.30.93.

Për t’u theksuar se Gega ishte në krye në çdo moment të 3000 metrave, duke treguar se është një nga vajzat më të shpejta të Europës.

Për Luizën tani është edhe pengesa e fundit, finalja e madhe e së shtunës, ku do të kërkojë të shpallet kampione Europe në 3000 metra me pengesa.

*Tibo News