Luis Marishta, rrugëtimi si emigrant dhe Life Coach në Itali

Një rrugëtim i vështirë, por me një fund të lumtur. Kjo është historia e Luis Marishtës, një prej shqiptarëve më të suksesshëm në të gjithë botën. Që prej fëmijërisë ai është përballur me një nga zhgënjimet më të mëdha që të ofron jeta, divorcin mes prindërve të tij. Luisi u nis shqipëria me “asgjë” dhe në pak vite u bë networker më i paguar në Itali.

Një aksident i vështirë për të do ti ndryshonte tërësisht jetën, për një vit ai qëndroi i mbyllur në shtëpi për shkak të dëmitmeve të marra. Por ky do të ishte viti i jetës së tij, ai që do të bënte diferencën midis dy epokave të ndryshme të jetës së Luis Marishtës.

Pikërisht në 2016, erdhi kontakti me marketingun në rrjet dhe menjëherë filloi të eksperimentonte online. Pasi punoi me mish e me shpirt dhe shpeshherë në mënyrë vullnetare, filloi të kapte sukseset e para. Webi mund të ofrojë mundësi të mëdha për të fituar, por duhet të dish ta shfrytëzosh. Kjo ishte dhe ajo që mentori i tij i tregoi, sesi ai të mos bëhej si 95% e personave të dëmoralizuar, por të ishte diferenca.

Sot Luisi jep leksione praktike sesi duhet të sillesh në botën dighitale dhe si të kësh sukses në atë biznes. AI ka filluar të hapë kurse për të ndarë me te tjerët eksperiencën e vet, duke arritur të fitojë shuma të mëdha parash që dikur i kishte ëndërruar. Të gjithë këtë sukses ai ia dedikon nënës së tij, frymëzimi dhe dashuria e saj ë bën atë që ai është sot.