“Luftë” në Twitter mes DiCaprios dhe presidentit të Brazilit

Me anë të një postimi në Twitter, ylli i Hollywood, Leonardo DiCaprio, denoncoi shpyllëzimin e Amazonës, mirëpo duket se presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, nuk e ka priti aspak mirë.

 

“Sa i përhapur është shpyllëzimi në Amazon, një nga vendet më të rëndësishme të planetit tonë për njerëzit dhe kafshët e egra. Sipas hartës, zona ka pësuar një shpyllëzim të rëndë dhe të paligjshëm në 3 vitet e fundit, nga një industri nxjerrëse.”

 

Presidenti i Brazilit pasi pa postimin nuk qëndroi pa reaguar, përkundrazi, i theksoi aktorit se ai nuk është në pozitën për të mbrojtur mjedisin ndërkohë që është në jaht.

“Sërish ti, Leo? Në këtë mënyrë ju bëheni “mesazhi im elektoral” më i mirë, siç themi ne në Brazil. Unë do t’ju thoja përsëri të lini jahtin tuaj përpara se të mësoni botën, por unë ju di për përparimtarë. Ju dëshironi të ndryshoni të gjithë botën, por jo veten, kështu që po ta them.”

 

 

 

Kjo në fakt nuk është përballja e parë mes të dyve, pasi DiCaprio edhe më parë me një postim në Twitter inkurajoi të rinjtë të votojnë dhe të jenë të kujdesshëm me zgjedhjet që bëjnë.