Luftë e nxehtë mes Adidas dhe Kanye West

Adidas ka nisur hetimet mbi pretendimet për sjellje të papërshtatshme nga Kanye West.

Kompania e prodhimit të veshjeve sportive deklaroi se nisi hetimin pasi mori një letër anonime në të cilën reperi akuzohet se ka luajtur video të ndryshme pornografike për stafin e tij të Yeez-it ku përfshihej edhe kaseta e tij.

Letra anonime sipas revistës Rolling Stone është dërguar nga ish-stafi i Yeez-it të cilët janë shprehur se Adidas e ka ditur gjithmonë për sjelljet e pahijshme të Kanye West.

Sipas punonjësve kompania zgjodhi të heshte “duke fikur busullën e tyre të moralit”.

Në një reagim për agjensinë e lajmeve Reuters një nga zëdhënësit e kompanisë Adidas u shpreh se nuk është ende e qartë nëse akuzat e bëra në letrën anonime janë të vërteta.

Megjithatë sipas atij këto akuza nuk janë anashkaluar dhe për këtë arsye ka nisur menjëherë një hetim.

Adidas ndërpreu bashkëpunimin me Kanye West pas komenteve antisemite që reperi bëri.

Kompania i ka cilësuar këto komente si të rrezikshme dhe të papranueshme.

*TiboNews