Lufta ul me 60% volumin e importeve nga Rusia në Shqipëri

Tregtia ndërmjet Rusisë dhe Shqipërisë duket se i ka rezistuar disi sanksioneve, teksa shihet se në 6-mujorin e parë të vitit 2022, importet në sasi nga Rusia kanë shënuar rënie me 60 për qind në 6-mujorin e parë, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT.

Në vlerë rënia ka qenë disi më e ulët me rreth 19%, pasi çmimet e mallrave që blihen në Rusi ka pësuar rritje të ndjeshme këtë vit sidomos pas luftës në Ukrainë.

Në të kundërt eksportet shqiptare në Rusi ndonëse me vlerë tejet modeste, me vetëm 12 milionë lekë janë rritur me rreth 55% këtë vit.

Në janar-qershor 2022 ato arritën në 12, 3 milionë lekë nga 7.9 milionë lekë që ishin në të njëjtën periudhe të një viti më parë.

*Tibo News