Lufta në Ukrainë, Putin: Jam i gatshëm të negocioj

Presidenti rus ka deklaruar se është i gatshëm të “negociojë me të gjithë të përfshirët për një zgjidhje të pranueshme” në lidhje me luftën në Ukrainë. “Ne jemi të gatshëm të negociojmë me të gjithë ata që janë përfshirë në këtë proces por u takon atyre vendimi.

Nuk jemi ne që ata që po refuzojmë të negociojmë,” tha Putin. Këshilltari presidencial ukrainas tha se: “Rusia nuk dëshiron negociata, por përpiqet të shmangë përgjegjësinë.

Kjo është e qartë, kështu që do të bëjmë të pamundurën që ata të mbajnë përgjegjësi për krimet që kanë kryer”.