
Lufta në Ukrainë, Merkel: Më mungonte fuqia për të ndikuar te Putin
Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel ka mbrojtur politikën e saj ndaj Rusisë përpara pushtimit të Ukrainës, duke thënë se asaj nuk i kishte mbetur fuqi për të ndikuar te Vladimir Putin. Ajo tha se ishte përpjekur të zhvillonte bisedime evropiane me presidentin rus dhe presidentin francez Emmanuel Macron në verën e vitit 2021.
Pas katër mandatesh si kancelare, Merkel u largua nga detyra në dhjetor.