Lufta në Ukrainë, 4 milionë fëmijë vuajnë nga varfëria

Pushtimi rus i Ukrainës dhe pasojat e tij ekonomike kanë lënë miliona fëmijë në varfëri në të gjithë Europën Lindore dhe Azinë Qendrore, sipas Unicef.

Konflikti dhe inflacioni në rritje kanë çuar në varfëri katër milionë fëmijë, një rritje prej 19 për qind që nga viti 2021.