Lufta kundër korrupsionit, raporti: Shqipëria nuk bën përparim

Lufta kundër korrupsionin vijon të mbetet shqetësuese për shumë shoqëri dhe qeveri në botë.

Transparency Internacional ka botuar së fundmi raportin e përvitshëm ku konstatohet se 95% e 180 shteteve të renditura kanë bërë pak ose aspak përparim në luftën kundër këtij fenomeni krahasuar me vitin 2017.

Shqipëria në këtë raport ka përparuar me vetëm 1 pikë, duke marrë 36 nga 35 pikë qe kishte vitin e kaluar.

Ajo renditet në vendin 101, nga 183 shtete që vlerësohen në total,  por ekspertët e kësaj organizate e shohin si shenjë mospërparimi.  Ata shtojnë se në fakt k6y ngërç haset në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Transparency International thotë se për vitet 2012 – 2022, nivelin më të lartë të korrupsionit Shqipëria e regjistroi në 2013-ën me 31 pikë, ndërsa vlerësimin më të lartë e pati në vitin 2016 me 39 pikë.

5 vitet e fundit, Shqipëria nuk ka shënuar përparim.

Ne raport thuhet se nivelin më të ulët të korrupsionit e ka Danimarka, e cila renditet e para me 90 pikë.

Në fund të listës janë Sudani i Jugut, Siria dhe Somalia të cilat prej kohësh janë përfshirë në konflikte.

*Tibo News