
Lufta e Ukrainës sjell ‘të ftohtin’ edhe në qytetin norvegjez
Lufta mund të jetë shumë larg, por tensionet nga konflikti në Ukrainë po shkaktojnë të ftohtë në një qytet të largët të Norvegjisë, ku minatorët rusë dhe ukrainas të qymyrit kanë punuar krah për krah për dekada.
Në Barentsburg, ku jetojnë vetëm 370 njerëz, mes tyre 2/3 ukrainas, sanksionet perëndimore të vendosura ndaj bankave ruse jo vetëm që i kanë penguar minatorët të dërgojnë para në shtëpi për familjet e tyre, por gjithashtu e kanë vështirësuar marrëveshjet mes qytetarëve të cilët i përkasin 3 kombësive të ndryshe.