Lufta dhe frenimi i emigracionit të paligjshëm, Meloni takim me Erdogan

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni do të vizitojë Turqinë në fundjavë. Meloni do të takohet me presidentin turk Rexhep Tayiip Erdogan.

Sipas mediave të huaja, temat kryesore të diskutimit mes dy liderëve do të jenë emigracioni, situata në Lindjen e Mesdhe edhe lufta në Ukrainë.

Në të njëjtën kohë Meloni dhe presidenti turk pritet t’i referohet situatës që është krijuar në Libi dhe transaksioneve tregtare të vendeve të tyre. Mbetet që realiteti ndërkombëtar ekonomik tregtar të jetë ndër temat kryesore të diskutimit, duke qenë se edhe nga 1 janari Italia mban presidencën e radhës së G7.