
Lufta afër, finlandezet përgatiten ushtarakisht
Gratë në Finlandë po mësojnë se si të lëvizin në fushën e betejës.
Qëllimi i tyre është të mbrojnë vendin e tyre në rast të një sulmi ushtarak.
Rreth 300 gra dhe vajza finlandeze janë regjistruar për kursin ushtarak, ndërsa 500 të tjera janë në listën e pritjes.
Gjatë tre ditëve, finlandezet e regjistruara do të mësojnë se si të përdorin një armë, të ngrenë një kamp dhe të japin ndihmën e parë.
Shoqata Kombëtare e Grave për Gatishmërinë Emergjente të Finlandës tha se kërkesa për kurset e tyre ka fituar gjithnjë e më shumë popullaritet që nga shkurti.