Londra heton gjurmët e uranimit të zbuluara në aeroportin Heathrow

Njësia e policisë britanike kundër terrorizmit po zhvillon hetime pasi punonjësit e kufirit zbuluan gjurmë uraniumi në një ngarkesë në aeroportin Heathrow në Londër. Policia Metropolitane njoftoi se kishin gjetur gjurmë të një sasie mjaft të vogël uraniumi gjatë procesit rutinor të skanimit të një pakete me destinacion Mbretërinë e Bashkuar.

Komanda kundër terrorizmit po zhvillon hetime ndërsa ende nuk ka të arrestuar.