
Lojërat Olimpike Dimërore “në dorë” të motit
Kushtet e paparashikueshme të motit në Pekin kanë ngritur shqetësime mbi mbarëvajtjen e Lojërave Olimpike Dimërore. Për herë të parë, atletët në Lojërat Olimpike Dimërore po garojnë pothuajse tërësisht në borë artificiale.
Investimet e Kinës në prodhimin e borës janë pjesë e përpjekjeve të mëdha për t’i kthyer malet pranë Pekinit në një qendër e përhershme e skive dhe dëborës, por ky projekt mund të përballet me sfida të mëdha si ndryshimet klimatike të cilat përmbysin modelet e reshjeve dhe thatësirës.
Për shkak të stuhisë së erës me 15 milje në orë, janë anuluar dy ditë zyrtare të skisë.
Vitet e përgatitjes dhe trajnimit mund të mos jenë dhe aq të vlefshme nëse kushtet dhe rrethanat nuk mundësojnë zhvillimin e lojërave. Lojërat zhvillohen nga data 4 deri më 20 shkurt 2022.