Lirohet ish-gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha

Enkelejda Hoxha, ish-gjyqtare e Krujës është liruar nga burgu. Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur të shuajë masën e sigurisë arrest me burg për të, pasi është plotësuar afati.

Së bashku me Hoxhën u lirua edhe ish-sekretarja e gjykatës së Krujës, Mauela Mallkuçi. Enkelejda Hoxha akuzohet nga SPAK për korrupsion dhe shpërdorim detyre në lirimin e një të burgosuri. Ajo u dënua me tre vite burg nga gjykata e shkallës së parë.