
Liridona Shala, flet për rugëtimin e saj si fizioterapiste dhe teknikën e re Sfl
Në shekullin e zhvillimit të madh teknologjik fizioterapia është kthyer në një domosdoshmëri për shumë persona. Në rritje janë edhe ata të rinj të cilët e zgjedhin si profesionin e jetës dhe me talentin e tyre arrijnë të kenë sukses. Liridona shala ndan eksperiencën e saj në fizioterapi dhe për tekniken e re Sfl ku ajo është certifikuar së fundmi.
Në 2019 është trajnuar dhe licensuar në Paris nga Yakov Gershkovich, krijuesi dhe trajnuesi i mirënjohur në botë për tekniken e patentuar të SFL. Sculptural Face Lifting është metoda e punimit manual të muskujve e cila e trajton pacientin në aspektin mjekesor dhe atë estetik.
Në këtë rrugëtim ajo shprehet se ka pasur vështirësi, por njëkohësisht dhe momente të cilat e kanë rritur profesionalisht. Sot ajo flet me krenari mbi arritjet e saj dhe pse në një moshë të re.
Prej katër vitesh ajo praktikon në Shqipëri dhe teknikën e veçantë të quajtur Sfl, për të ndihmuar të gjithë pacientët që e kanë të nevojshme për ta realizuar si trajtim.
Liridona ka punuar në disa vende, nga ku ka marr edhe të gjithë eksperiencën e saj për të qenë e suksesshme në profesionin e saj si mjeke fizioterapiste.