Linjë direkte Tiranë-Sofje për të zhvilluar turizmin

Shqipëria dhe Bullgaria po shtojnë përpjekjet mes tyre për të qenë sa më pranë në fushën e turizmit.

Në këtë kuadër në një event të organizuar nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, operatorët turistike bullgarë kanë zhvilluar takime me homologë të tyre në Tiranë me qëllim promovimin e turizmin dhe krijimin e një ure bashkëpunimi më të ngushtë mes tyre në industrinë turistike.

Prej prillit, Sofja dhe Tirana janë afruar edhe më shumë me nisjen e fluturimeve direkte mes dy vendeve.

Gjatë vitit 2019, sipas të dhënave zyrtare në Shqipëri erdhën rreth 46 mijë turistë nga Bullgaria, duke e listuar vendin ndër 15 shtetet me prurjet më të larta të vizitorëve, ndërsa numri i shqiptarëve që udhëtuan drejt saj arriti në 37 mijë persona.

*Tibo News.