
Linja ajrore SAS paralajmëron probleme financiare
SAS ka paralajmëruar se mund të përballet me probleme likuiditeti nëse nuk merr para të tjera.
Linja ajrore tha se shpresonte të mblidhte gati 1 miliard dollarë për të financuar planin e ristrukturimit që njoftoi në shkurt.
Transportuesi me pronësi suedeze dhe daneze tha se diskutimet me palët e interesuara mbi kërkesën e fundit të financimit kishin bërë ‘përparim të kufizuar’ deri më tani.
SAS ka luftuar për vite me radhë, edhe para krizës globale shëndetësore, për shkak të kostove të larta dhe konkurrencës në rritje.
Në vitin 2020, ajo kishte nevojë për një marrëveshje shpëtimi nga gjendja e vështirë ekonomike me vlerë mbi 300 milionë dollarë për të qëndruar në këmbë.
Së fundmi SAS njoftoi një humbje prej rreth 160 milionë dollarësh në tremujorin e dytë.
Kjo ishte rreth një e treta krahasuar me kohën e vitit të kaluar.
Aksionet e linjës ajrore ranë 9%, përpara se të rikuperonin pak terren.
Vetëm në vitin 2017, SAS transportoi 28.6 milionë pasagjerë, duke arritur të ardhura prej 40 miliardë korona suedeze.
Kjo e bën atë linjën e tetë më të madhe ajrore në Evropë dhe më e madhja në Danimarkë dhe Suedi.