
Lindsay Lohan i rikthehet ekranit si asnjëherë tjetër
Ndërkohë që Krishtlindjeve u duhet më më shumë se një muaj kohë për të ardhur, filmi i parë i kësaj atmosfere festive është shfaqur, ku aktorja Lindsay Lohan është në rolin kryesor.
“Falling for Christmas” ka të bëjë me bëjë komedi romantike dhe shënon rikthimin e Lohan në ekran. Subjekti i ngjarjes tregon një trashëgimtare të llastuar, të sapofejuar, e cila pëson një aksident gjatë skijimit. Ky proces e bën atë që të humbasë kujtesën dhe papritmas e gjen veten në kujdesin e pronarit të vilës dhe vajzës së tij. Krahas Lindsay-t, në këtë film luajnë Chord Overstreet dhe Jack Wagner.
Lohan është e njohur më parë për rolet kryesore në ribërjet e filmave “The Parent Trap” dhe “Freaky Friday”, si dhe për komedinë adoleshente “Mean Girls”.