
Lindja e Mesme vë në provë zotimin e Musk për Twitter-in
Blerësi në Twitter, Elon Musk e quan veten “rojtar” të fjalës së lirë, por kjo mund të vihet në provë në Lindjen e Mesme.
Kritikët janë shprehur se autoritaristët përdorin platformën për të gjurmuar kundërshtarët dhe për të përhapur dezinformimin.
Në një rajon, ku mediat lokale shpesh kontrollohen nga shteti, miliona njerëz mbështeten në platformat e mediave sociale për të ndjekur lajmet dhe për të shprehur opinionet e tyre.
Të dy rrjetet sociale Twitter dhe Facebook treguan potencialin e tyre për të ndikuar në ngjarjet e jetës reale gjatë kryengritjeve të Pranverës Arabe të vitit 2011.
“Pronësia e Elon Musk në Twitter thjesht do të përkeqësojë problemet që shohim në rajon. Do të rrisë gjasat që Twitter të shfrytëzohet si një mjet mbikëqyrjeje dhe represioni”, thanë autoritetet arabe.
Një vit më parë, Twitter tha se kishte hequr rreth 6,000 llogari për të qenë pjesë e një operacioni informacioni të mbështetur nga shteti me origjinë nga Arabia Saudite.
Twitter dhe Facebook janë ndaluar në Iran që nga protestat antiqeveritare të vitit 2009, por miliona iranianë kanë gjetur mënyra për të anashkaluar kufizimet shtetërore.
Shumë udhëheqës iranianë, nga Udhëheqësi Suprem Ayatollah Khamenei te ligjvënësit, janë shfaqur në Twitter pavarësisht ndalimit, ku shumica kanë llogari të shumta në gjuhë të ndryshme.
Një gazetari i pavarur iranian u arrestua në vitin 2019 pasi postoi në Twitter për një mbyllje të internetit gjatë protestave antiqeveritare për një rritje të çmimeve të karburantit.