
Ligji për emigrantët në Britani: Në vendlindje ose Ruanda, s’ka azil
Ministrja e Brendshme britanike Suella Braverman mbështet projektligjin e propozuar nga qeveria, në të cilën parashikohet që emigrantët të cilët kalojnë me gomone nga ngushtica franceze në Angli, të mos përfitojnë azil.
Projektligji u bë publik të martën e kaluar, nga kryeministri Rishi Sunak. Ky i fundit deklaroi se jo vetëm që emigrantët nuk do të përfitojnë azil, por ata do të dëbohen brenda pak javëve në vendlindjen e tyre, ose në vende të treta, duke specifikuar Ruandën.
Sipas ministres së Brendshme Braverman, ligji është legal, pavarësisht se ka patur kundërshtime dhe paralajmërime se ligji shkel të drejtat ndëkombëtare të refugjatëve dhe se mund të rrëzohet nga gjykata.
*Tibo News