
Ligji i ri në Zelandën e re ndalon cigaret për gjeneratën e re
Zelanda e Re do të ndalojë shitjen e paketave të cigareve për gjeneratën e re në një përpjekje për të ulur drastikisht numrin e konsumatorëve.
Kjo do të thotë se të gjithë ata që kanë lindur pas vitit 2008 nuk do të mund të blejnë cigare apo produkte Tobacco gjatë gjithë jetës së tyre. Ky projektligj pritet të prezantohet dhe të miratohet vitin e ardhshëm.
Ministrja e Shëndetësisë Ayesha Verall tha se objektivi është që të rinjtë e gjeneratës tjetër të mos e nisin ta konsumojnë duhanin.
Nisma është mbështetur nga mjekët e vendit. Ata kanë thënë se kjo do të ketë pasoja pozitive për shëndetin publik.
Sidoqoftë ekspertë thonë se ligji do shtyjë fort kontrabandën.
Synimi i qeverisë neozelandeze është reduktimi i nivelit të duhanpirjes me 5% deri në vitin 2025.