
Ligji i ri e quan krim, 10 vite burg kush bullizon në Francë
Bullizmi në shkollat franceze dhe jashtë ambienteve të saj do konsiderohet akt kriminal dhe dënimi përfshin gjobë prej 45 mijë eurosh, tre vite burg dhe në rastet kur viktima e bullizmit i jep fund jetës së tij, dënimi shkon deri në 10 vite burg dhe një gjobë prej 150 mijë eurosh.
Parlamenti francez miratoi së fundmi ligjin e ri, për shkak të rasteve të shtuara që kanë rezultuar në episode tragjike.
Bullizmi besohet se prek rreth 700 mijë fëmijë të shkollave franceze çdo vit, kryesisht përmes denigrimit mbi seksualitetin në rrjetet sociale etj.
Ligji u mbështet nga partia në koalicion e presidentit Emmanuel Macron, ndërsa ministri i Edukimit Jean-Michel Blanquer tha se ashpërsimi i ligjit vjen si mënyrë për të rritur vlerat në tërësi të Republikës Franceze.