Ligji dhe Korrupsioni si kapituj edukimi në shkolla

Në kurrikulat e shkollës, në edukatën qytetare do të futen kapituj të cilët lidhen me kulturën juridike, korrupsionin, të drejtat dhe detyrimet që qytetarët kanë ndaj ligjit.

Ky projekt vjen si një bashkëpunim i Ministrive të Drejtësisë dhe Arsimit me Ambasadën Italiane, për të kultivuar kulturën juridike te të rinjtë, por mbi të gjitha për të ndërgjegjësuar mbi korrupsionin.

Për ambasadorin e Italisë, Fabrizio Buçi, korrupsioni nuk ka vetëm karakter penal, por edhe social dhe për këtë duhet bërë më shumë.

Marrëveshja u përshëndet edhe nga ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

Ky projekt është testuar që prej vitit 2021 në 4 shkolla në Tiranë dhe do të shtrihet në 12 të tjera në të gjitha vendin.