Ligjet e shteteve të ndryshme, që çdokush do t’i mirëpriste

Pavarësisht vendit ku jetojmë, ka ligje të shteteve të tjera, që do t’i mirëprisnim nëse në një moment do të ishin edhe tonat.

Më poshtë do të gjeni disa prej tyre, ku në mendimin tonë, çdo vend duhet të marrë parasysh t’i prezantojë.

 

  • Në Bazel të Zvicrës, të gjitha ndërtesat e reja duhet të kenë çati të gjelbra.

Miratimi i këtij ligji e bën Bazelin qytetin e parë në botë që bën të detyrueshme çatitë e gjelbra në ndërtesat e reja.

Dhe së fundmi, në këtë janë përfshirë edhe ndërtesat e rinovuara.

Shtimi i gjelbërimit në çatitë e sheshta të qytetit ndihmon në luftimin e smogut dhe ndotjes.

 

  • Mbillen 2 pemë për çdo shtim të ri të familjes në Uells.

Kjo nismë e Qeverisë së Uellsit feston lindjen e çdo fëmije duke mbjellë 2 pemë, njëra në Uells dhe tjetra në një zonë të shpyllëzuar të Ugandës.

Ajo që është edhe më e mirë është se në iniciativë përfshihen edhe fëmijët e birësuar.

 

  • Një ligj në Portugali e quan të paligjshme kontaktin e shefave me punjonësit pas orarit të punës.

Për të përmirësuar ekuilibrin punë-jetë, Portugalia prezantoi një ligj që e bën të paligjshme kontaktin e shefave me punonjësit pas orarit të punës.

Nëse nuk ka një emergjencë, punëdhënësit nuk mund të dërgojnë mesazhe, t’i dërgojnë email ose t’i telefonojnë punonjësit e tyre për çështjet e punës.

 

  • Në Norvegji, influencer-at duhet të pranojnë nëse kanë edituar një foto.

Ky ligj synon të luftojë çështjet e imazhit të trupit që mund të lindin nga fotot e përsosura që shumica e influencer-ave, postojnë në mediat sociale.

Ligji norvegjez kërkon që ata të përdorin një etiketë për të paralajmëruar ndjekësit e tyre nëse editojnë një foto.

 

*Tibo News