
Liga Unike në basketboll për femra zhvillon finalet, ja datat
Liga Unike në basketboll për femra do të zhvillojë më 15 dhe 16 Mars finalet në Vlorë.
Një zgjedhje edhe për shkak se këtë vit klubi i Flamurtarit mbush 1 shekull nga krijimi.
Deri më tani e kanë siguruar kualifikimin Flamurtari, Prishtina, Bashkimi dhe pritet që të vendoset skuadra e katërt me Tiranës dhe Partizanit.
Liga Unike është një aktivitet që bashkon skuadra nga kampionati i Shqipërisë dhe ai i Kosovës.
*Tibo News