
Lidhja e re e Dua Lipës në një tjetër nivel
Pas zbulimit të marrëdhënies së saj me ishin e Rita Orës, regjisorin Romain Gavras, Dua Lipa u paraqit së bashku me të në tapetin e kuq të “Festivalit të Filmit” në Kanë, në një pamje të mbresëlënëse.
Dua, 27 vjeç dhe Romain 41 vjeç, dukeshin të lumtur pranë njëri-tjetrit gjatë paraqitjes së tyre publike të parë.
Spekulimet për marrëdhënien e tyre filluan kur u fotografuan së bashku në një festë në Londër në shkurt të këtij viti, pastaj u panë shumë afër gjatë Java e Modës në Paris dhe në mars. Një burim tha atëherë se “ata kanë qenë bashkë për disa muaj. Ajo ndjen se Romain e kupton plotësisht. Të dy janë njerëz me kreativitet të lartë”.
Nga ana tjetër, Romain është një emër i njohur në industrinë e muzikës dhe ka realizuar videoklipe për Kanye West dhe M.I.A. Ai ishte në një marrëdhënie me Ritën Ora para se ajo të martohet me regjisorin Taika Waititi.