Liderët evropianë vizitojnë Irpin në Ukrainë

Presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministri italian Mario Draghi mbërritën në Ukrainë herët të enjten ku u takuan mes rrënojave në Irpin.

Kievi shpreson që vizita e tyre të sjellë veprime konkrete.

Të tre liderët po kërkojnë të kapërcejnë kritikat e Ukrainës për reagimin e tyre ndaj luftës së saj kundër pushtimit rus.

Irpin ishte një nga pikat kryesore të luftimeve me trupat ruse në veri përpara se ato të tërhiqeshin për të intensifikuar ofensivën e tyre në lindje.

Treshja mbërriti së bashku me tren në shenjë solidariteti, por mbetet për t’u parë se çfarë hapash konkretë do të sjellin.