Liderët botëror urojnë Ukrainën në Ditën e Pavarësisë

Më 24 gusht, ukrainasit festojnë Ditën e Pavarësisë – një festë e madhe kombëtare që shënon shpalljen e pavarësisë nga Bashkimi Sovjetik, më 1991. Këtë vit, festa vjen saktësisht gjashtë muaj pasi Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës.

Festimeve të kësaj ditë të veçantë u janë bashkuar edhe liderët botërore të cilët kanë uruar ditën e pavarësisë së vendit. Presidenti Gitanas Nausėda shpërndau një fotografi të tij me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, në Twitter. Finlanda ka ndjekur shembullin e Lituanisë duke uruar gjithashtu Ukrainën këtë mëngjes.

Ndërkohë 10 Downing Street në Angli është zbukuruar me lule blu dhe të verdha për nder të ditës së pavarësisë së Ukrainës. Një tjetër komb që ka uruar gjithashtu pavarësinë e Ukrainës është dhe Moldavia.