Lezha feston 580 vjetorin e Kuvendit të Besëlidhjes

Në kuadër të 580 vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës, janë organizuar një sërë aktivitetesh në qytet. Dhjetëra qytetarë janë mbledhur për të përkujtuar një nga datat më të rëndësishme të historisë. Disa të rinj janë veshur me veshje popullore ndërsa nëpër qytet shëtit edhe një burrë i veshur si Skënderbeu.

Më herët, presidenti Bajram Begaj priti në një takim një delegacion për kremtimin e 580-vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës. Ai ftoi drejtues të bashkive dhe komunave ku jetojnë arbëreshët, personalitete të kulturës, sipërmarrës e drejtues shoqatash që kanë luajtur rol të rëndësishëm për komunitetin arbëresh në Itali.