
Lewis Capaldi na i mbushi sytë me lot. Sindroma nga e cila vuan nuk e la të këndojë dhe fansat e tij s’e lanë në baltë
Asgjë nuk vendoset para shëndetit, as paraja, as fama, as udhëtimet dhe as stili i jetesës.
Një shembull më i freskët se kurrë dhe një mësim i mirë në një kohë kur kemi harruar shumë duke qëndruar para ekraneve të vegjël, i përket këngëtarit aq të dashur skocez Lewis Capaldi.
Ai njoftoi të martën se do të tërhiqej nga turneu (për pjesën e mbetur) për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Ai është diagnostikuar me sindromën Tourette që vitin e kaluar por duket se tashmë kjo sindromë ka marrë kontrollin mbi të.
Gjendja e tij ka shqetësuar miliona fansa në të gjithë botën, ndërsa të gjithë kanë mbushur sytë me lot gjatë shfaqjes së tij të shtunën në festivalin Glastonbury në Britani, teksa 26 vjeçari pati simptomat e sindromës, humbi zërin dhe nuk mundi të vazhdonte të këndonte. Por artistët e mëdhenj kurrë nuk mbeten vetëm. E gjithë turma i dinte përmendësh këngët e tij dhe sidomos këngën Someone you Loved, e cila u kthye në hit që në vitin e lancimit, 2008. Videot që po po thyejnë rrjetin tregojnë teksa këngëtari largon mikrofonin nga goja dhe fillon bën disa lëvizje nervore për shkak të sindromës, teksa turma me fansat kupton situatën e tij dhe nis të këndojë deri në përfundim të saj.
Në disa nga postimet e tij në Instagram ai shkruan plot sinqeritet dhe ndjenja:
“Dikur isha në gjendje të shijoja çdo sekondë të shfaqjeve të tilla dhe shpresoja se 3 javë larg do të më rikuperonin. Por e vërteta është se unë ende po mësoj të përshtatem me ndikimin e Tourette dhe të shtunën u bë e qartë se më duhet të kaloj më shumë kohë për të rregulluar shëndetin tim mendor dhe fizik, në mënyrë që të vazhdoj të bëj gjithçka që dua”.
Sindroma e Tourette nga e cila është prekur këngëtari Leëis Capaldi karakterizohet nga lëvizje të papritura nervore, tik-e muskulore dhe vokalizime të pakontrollueshme, dhe Capaldi qartë u pa duke krer lëvizje dhe duke u dridhur gjatë performancës së tij.
Shfaqja e tij e radhës ishte planifikuar për të mërkurën në Cyrih, e ndjekur nga shfaqje në të gjithë Azinë, Evropën dhe Lindjen e Mesme.
Këtë pranverë, ai publikoi një dokumentar në Netflix, “How I’m Feeling Now”, rreth diagnozës së tij dhe menaxhimit të sëmundjes së tij. Ai gjithashtu e diskutoi këtë gjatë një interviste me The Neë York Times muajin e kaluar, përpara se të publikonte albumin e tij të dytë, “Broken by Desire to Be Heavenly Sent.”
Videoja më poshtë e filmuar gjatë festivalit në Glastonbury: