
Lëvizje të drejtorëve të policisë së shtetit në qarqet e vendit
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka firmosur disa lëvizje të drejtorëve në qarqet e vendit, si dhe zëvendësin e tij.
Lorenc Panganika, që drejton policinë e Tiranës ka lënë postin dhe do të marrë drejtimin e Akademisë së Sigurisë.
Ndërkohë, në media thuhet se janë lëvizur nga detyrat e tyre edhe Tonin Vocaj, që do të drejtojë Policinë e Tiranës, ndërsa vendin e tij e zë Sokol Bizhga.
Ermal Muça emërohet drejtor në Vlorë, ndërsa Niko Brahimaj në Fier.
*Tibo News