Lëvizje e fundit në PD, rifutet në “lojë” Lulzim Basha

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar më 24 maj kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për investimet strategjike. Por nisma mbeti në mes për shkak se për të ngritur një komision hetimor duhen 35 firma dhe grupi i PD-së, megjithëse e kishte protokolluar kërkesën me numrin e duhur të firmave, Agron Duka u tërhoq, duke e lënë dokumentin me 34 firma.

Grupi Parlamentar i PD ka ridepozituar sot të korrigjuar kërkesën me nënshkrimet e jo më pak se 35 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, pas tërheqjes Dukës. Burimet nga grupi i PD-së bëjnë të ditur se janë shtuar edhe firmat e Enkelejd Alibeajt dhe Lulzim Bashës.