
Leopardi hyn në fabrikën e Mercedes-Benz, pezullohet puna
Një fabrikë Mercedes-Benz në Indi, u detyrua të ndalonte prodhimin për disa orë kur një leopard nga xhungla u fut në objekt.
Kur leopardi mashkull 3-vjeçar u pa brenda njësisë së prodhimit të fabrikës, vendi u mbyll për rreth gjashtë orë deri sa një ekip veterinerësh e zhvendosën në mënyrë të sigurt macen e egër kurioze.
Fillimish kafsha u qetësua në distancë me anë të një injeksioni dhe më pas u transportua me mjetin e kafshëve të egra. Procesi zgjati rreth katër orë, por fatmirësisht as krijesa dhe as ndonjë punonjës nuk pësuan lëndime.
Leopardi u lëshua përsëri në natyrë, por askush nuk është plotësisht i sigurt se si arriti në terrenin e fabrikës. Mundësitë qëndrojnë në faktin që pyjet në rajonin përreth kanë një nga dendësitë më të lartë të leopardëve në botë.
Këto zona kanë vite që shpyllëzohen me shpejtësi dhe kjo ndërhyrje nga njerëzit ka çuar në një ulje të gjahut natyror të leopardit, kështu që ekspertët e jetës së egër mendojnë se ai mund të ketë qenë në kërkim të ushqimit.