
Lëkundje tërmeti në Shqipëri, epiqendra në Librazhd
Lëkundje tërmeti janë ndjerë në Shqipëri disa minuta më parë.
Mësohet se epiqendra e tërmetit ishte 23 kilometra në lindje të Elbasanit dhe 10 kilometra nga Librazhdi.
EMSC-së ka publikuar të dhënat kur tregon se lëkundjet ishin të magnitudës 3.9 të shkallës Rihter.
Tërmeti është ndjerë edhe në disa qytete të tjera, si Korça.
