Lëkundje tërmeti në Elbasan, sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 3.9 të shkallës Rihter është regjistruar në mëngjesin e sotëm.

Lëkundjet janë ndjerë rreth orës 06:32, në qytetin e Elbasanit.

Sipas të dhënave të Institutit të Gjeoshkencave lëkundjet u regjistruan me thellësi 5 kilometër nga toka.

Lëkundjet e para u pasuan nga një tjetër me magnitudë më të ulet 3.6 e shkallës Rihter.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, apo dëme materiale.