Leje pune për shqiptarët në BE

Deputetët e Parlamentit europian mbështetën parimisht projektligjin e BE-së për lëshimin më të shpejtë të lejeve të punës dhe qëndrimit për shtetasit e vendeve të treta dhe për të përmirësuar të drejtat e tyre.

Me 47 vota pro, 13 kundër dhe asnjë abstenim, Komiteti i Lirive Civile miratoi një raport që parashikon një procedurë të vetme administrative për dhënien e një lejeje për shtetasit e vendeve të treta që dëshirojnë të jetojnë dhe punojnë në një BE.

*Tibo News.