
LEGO sjell një version Lamborghini
Një model i pazakontë Lamborghini Sian FKP37 është sjellë në version “ekonomik” përmes formueseve LEGO.
Makina e përmasave reale u ekspozua në Paris në një show të automjeteve duke tërhequr menjëherë vëmendjen e pjesëmarrësve.
Modeli përbëhet nga mbi 400 mijë formuese të vogla LEGO, të mbledhura në rreth 9 mijë orë punë nga një grup prej 15 punonjësish.
Pjesëmarrësit në ekspozitë mundën të kontrollonin dritat e makinës, dhe të dëgjonin zhurmën imituese të motorit Lamborghini.
Për ata që nuk përballojnë dot një Lamborghini të vërtetë prej 3 milionë dollarësh, kompania LEGO jep zgjidhjen, një model të tillë me formuese me shkallë 1 me 8-të, për vetëm 450 dollarë.
Sigurisht nuk është e njëjta gjë, pasi ky model nuk lëviz dot, maksimumi mund të vendoset në një sallon, por ideja dhe ndjesia që përcjell është mbresëlënëse.
*Tibo News.