Legjenda Federer heq dorë nga tenisi

Roger Federer, i konsideruar nga shumë njerëz si lojtari më i mirë që ka luajtur me një raketë tenisi, do të tërhiqet pas Laver Cup të javës së ardhshme në Londër.

Një dëmtim në gju e ka bërë Federerin të mos luajë më që nga humbja në Wimbledon të vitit të kaluar, megjithëse shumë ende besonin se ai mund të kthehej për lamtumirën e fundit.

Federer, në një postim të në Instagram, tha se edhe mosha po ndikon te ai:

“Unë jam 41 vjeç. Kam luajtur më shumë se 1500 ndeshje gjatë 24 viteve. Tenisi më ka trajtuar më bujarisht sesa do e kisha ëndërruar ndonjëherë, dhe tani duhet të kuptoj se kur është koha për t’i dhënë fund karrierës sime”.

Me artin dhe hirin e tij, Federer dominoi tenisin e meshkujve për vite me radhë, që pasi fitoi titullin e tij të parë Grand Slam në Wimbledon në 2003.

Ai e çoi sportin në nivele të reja gjatë një karriere që zgjati më shumë se dy dekada.

“Kam pasur fatin të luaja kaq shumë ndeshje epike që nuk do t’i harroj kurrë. Ne luftuam me drejtësi, me pasion dhe intensitet, dhe gjithmonë jam përpjekur të respektoj historinë e lojës. Ndihem jashtëzakonisht mirënjohës. Ne shtymë njëri-tjetrin dhe së bashku e çuam tenisin në nivele të reja.”

Karriera e Federer përfshin 8 tituj të Wimbledon, pesë tituj të US Open, gjashtë kurora Australiane dhe një titull të vetëm French Open.

Ai gjithashtu mban rekordin për 237 javë rresht si numri një në botë.