
Lavrov: NATO rrezikon një luftë të drejtpërdrejtë me Rusinë
Ministri i Jashtëm rus Lavrov ka akuzuar NATO-n se rrezikon një luftë të drejtpërdrejtë me Rusinë, e cila sipas tij do të ishte “katastrofike”. Ai gjithashtu fajësoi SHBA-në për “ngrirjen” e bisedimeve për kufizimin e armëve bërthamore. Këto bisedime, për Traktatin e Ri START, do të rifillonin të martën e kaluar në Egjipt, por administrata e Biden tha se Rusia vendosi në mënyrë të njëanshme t’i shtyjë ato.
Është e vetmja marrëveshje e mbetur për të kufizuar dy arsenalet më të mëdha bërthamore në botë.