Largohet ministrja e Brendshme e Britanisë, ja mesazhi i homologut shqiptar

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka shprehur urimet e tij për zyrtarët e emëruar në qeverinë e Britanisë së Madhe.

Hasani ka uruar ish-kryeministrin David Cameron në emërimin e tij si Sekretar i Shtetit për Punët e Jashtme Komonuelthit dhe Zhvillimit si dhe James Cleverly në rolin e tij të ri si Sekretar i Brendshëm.

Ministri ka theksuar në shkrimin e tij se mirëpret vazhdimin e bashkëpunimit të mëtejshëm mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.