
Largimi prej luftës dhe realizmi i ëndrrës, Prishitina: Në Gjermani luftova me jetën
Prej moshës tetë vjeçare Ilir Shulemja do të largohej sëbashku me prindërit e tij për një jetesë më të mirë jashtë vendit, Gjermania do të kthehej në vendin ku do të kalonte pjesën tjetër të jetës me plot sfida dhe ëndrra te realizuara. Kjo nuk ishte hera e parë e tij pasi gjithë kohën kishte qenë një vizitorë i gjyshes së tij që jetonte prej vitesh në Frankfurt. Ky vend do ti krijonte atij në të ardhmen ,mundësi të shumta për të bërë realitet këngën, dëshirën e tij më të madhe që prej fëmijërisë.
Një ndër vështirësitë për të ishte largimi në një moshë të vogël nga vendlindja dhe lënia pas e një luftë që e kishte përfishrë vendin. Në shkollën Gjermane arriti të integrohej duke u ndihmuar dhe nga miqtë e tij, mësoi për vendin, kulturën, gjuhën dhe u bë pjesë e fushës së It.
Muzikën arriti ta bëj realitet para pak kohësh dhe tashmë në treg ka arritur të sjellë disa këngë. I njohur me emrin artistik Lil Prishtina synon që në të ardhmen të sjellë të tjera këngë për publikun shqiptar dhe më gjerë.