Lamtumirë paranoja! Ja truket për të çliruar mendjen

Në ditët e sotme, koha që duhet t’i kushtojmë praktikave që nxisin qartësinë mendore është bërë thelbësor për mirëqenien tonë.

Për këtë arsye, ju sugjerojmë disa truke të thjeshta, të miratuara nga ekspertët.

4 minuta në ditë meditim

Kur praktikohet çdo ditë, meditimi shndërrohet në një ritual të dhembshurisë për veten dhe shërimit. Dhe sipas ekspertëve, mjaftojnë edhe vetëm katër minuta në ditë. Në këtë periudhë të shkurtër kohe që i kushtoni vetes, gjithçka që duhet të bëni është të uleni në heshtje, të mbyllni sytë dhe të dëgjoni ritmin e frymëmarrjes.

Praktikoni të shkruarit e lirë

Praktika e shkrimit të lirë vepron si një mjet për vetë-eksplorim dhe vetë-reflektim. Përtej aktit të thjeshtë të të shkruarit në letër, ky ushtrim bëhet një udhëtim i brendshëm që mund t’ju ndihmojë të çlironi mendjen tuaj. Shkruani mendimet tuaja pa paragjykime, duke kujtuar se në praktikën e shkrimit të lirë nuk ka rëndësi nëse filloni në dukje pa një drejtim specifik.

Mos e nënvlerësoni rëndësinë e rendit dhe organizimit

Arti i rendit dhe organizimit shkon shumë përtej sipërfaqes fizike të mjediseve që na rrethojnë. Në fakt, ai përfaqëson një mjet të fuqishëm për transformimin dhe mirëqenien mendore. Kjo ndodh sepse kur i përkushtohemi rregullimit dhe çlirimit të hapësirës përreth nesh, ne nisim një udhëtim introspeksioni: duke zgjedhur me vetëdije atë që duam të mbajmë dhe atë që duhet të hedhim poshtë, ne reflektojmë mbi vlerat tona dhe drejtimin që ne duam t’i japim jetës sonë.

Bëni pushime në momentet më të vështira

Kur përballeni me një situatë stresuese, ndaloni për një sekondë dhe merrni frymë thellë. Futja e pushimeve në rutinën tuaj të përditshme do t’ju ndihmojë të krijoni një hapësirë ​​të shenjtë për mendjen tuaj.